Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

Udhëzime për pastrim dhe mirëmbajtje adekuate


VEKA profilet e kualitetit të lartë janë mëse jetëgjatë, kurse shtresa e lëmuar është jashtëzakonishtë e qëndrueshme ndaj të gjitha ndikimeve klimatike. Me dëshirë që për shumë vite pa mund të madh të mirëmbani dhe kënaqeni me pamjen atraktive të dritareve, dyerve dhe grilave Tua, është e domosdoshëme të i përmbaheni udhëzimeve për pastrim dhe mirëmbajtje.

 

Cilat produkte të përdoren për pastrim?
• Produkti më ideal për pastrimin e profileve është lecka e butë, uji i vakët dhe pH-agjenti neutral për pastrim me bazë sapuni, rekomandohet i pangjyrë dhe joaromatik. Më shpesh mjafton vetëm pastrim i rregullt me ujë të vakët.
• Në rast të papastërtive të vrazhdëta duhet të përdoren agjentët e verifikuar veqanërisht për pastrimin e PVC-profileve, të ngjashmë me atë në VEKA pakon për pastrim.
• Në asnjë mënyrë nuk lejohet aplikimi i agjentëve gërryes ose sfungjer të vrazhdë, lecka ose furçë për gërryerje ose fërkim.
• Gjithashtu nuk lejohet aplikimi I tretësve dhe lëngjeve acidike. Këta agjentë mund të shkaktojnë dëmtim permanent në sipërfaqen e profilit.
• Mos të përdoren pastruesit me avull, pasi avulli mund të zbus PVC-në.

Si bëhet pastrimi??
• Është i domosdoshëm pastrimi kurdo që në sipërafqen e profilit shfaqen njolla të dukshme. Në të kundërtëtn shtresat e pista në kontakt me pikat e shiut mund të lënë dëmtime të përhershme.
• Shumica e agjentëve të pastrimit nuk paraqesin rrezik gjatë kontaktit të shkurtër me profilin, por ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë dëme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që pas pastrimit të i lani profilet me ujë të pastër për të hequr të gjitha mbetjet e agjentit të pastrimit.
• Që nga fillimi, gjithmonë përdorni një agjent adekuat pastrimi dhe një leckë të butë. Dëmtimi i shkaktuar nga pastrimi i pasaktë zakonisht është i dukshëm vetëm pas një periudhe të gjatë kohore, kështu që testimi i shpejtë në ndonjë vend të fshehur të sipërfaqes së profilit nuk ka kuptim.


Udhëzim për mirëmbjtje (PDF)