Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile
Tregimi për suksesin
1969 Heinrich Laumann merr përsipër një kompani rajonale me 8 punëtorë të VEKAPLAST, i cila deri atëherë prodhonte fleta për grila. Qarkullimi i kompanisë ishte 1.7 milion. DM.
1970
Heinrich Laumann dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke u përgatitur për të prodhuar profile për dritare. U krijua një sistem i ri dritaresh BASIS.
1971 Kompania po zgjerohet dhe nxjerrja e profileve të dritareve fillon. Në atë kohë, pjesa e dritareve PVC në treg ishte vetëm 10%.
1974
Paleta e prodhimit po zgjerohet me sistemet e dyerve të hyrjes dhe sistemeve rrëshqitëse. VEKAPLAST blen 115,000 m2 tokë industriale për ndërtimin e një fabrike të re
1977 Pjesa e parë e objektit të ri prej 10.500 m² është duke u vënë në veprim. Qarkullimi në këtë vit është 30 Mio. DM.
1979
Qarkullimi vjetor është rritur në 70 Mio.DM Prodhimi po zgjerohet për 11,500 m² të reja
1980 Për shkak të rritjes së kërkesës në sistemet e dritareve VEKA në vend dhe jashtë vendit (të ardhura vjetore në vitin 1980 arriti në rreth 100 Mio. DM) po ndërtohet pjesa e tretë e impiantit të prodhimit të 9.500m².
1981
Përzierësi i parë i komponentëve, në pronësi në Sendenhorst është vënë në punë.
1983 Në bazë të kërkesës së lartë, strategjia e shfaqjes në tregun e huaj po zhvillohet. Këtë vit, degët janë themeluar në Spanjë dhe në SHBA. Dega me një partner amerikan u krijua në SHBA.
1984
Në Francë hapet një degë, e cila së shpejti bëhet nr. 1 në tregun francez.
1985 VEKAPLAST fillon prodhimin e paneleve të PVCsë. Përveç shfrytëzimit në ndërtim dhe industri, panelet e PVCsë përdoren gjerësisht edhe në industrinë e reklamave.
1986
VEKAPLAST po e blen prodhuesin belg të paletave Isobelec nga Battitsa. Të gjitha aksionet e partnerëve në filialën e VEKA Spanja janë blerë. Në Mbretërinë e Bashkuar, VEKA UK fillon me fabrikën e prodhimit. Një ndërtesë e re e menaxhimit në Sendenhorst po ndërtohet. Qarkullimi vjetor është rritur në 212 Mio. DM.
1987 Në Francë hapet fabrika e re në Thonon-les-Bains..
1988
VEKAPLAST Sendenhorst blen aksionet e partnerëve në SHBA, dhe kështu VEKAPLAST USA bëhet 100% në pronësi të VEKAs. Në fund të vitit, blejhen kompanitë belge Azotherm dhe ACE, të cilat meren me në prodhimin PVCsë dhe PE-folieve. Në Sendenhorst, fabrika po zgjerohet edhe për një uzinë tjetër për përzierjen e materialeve dhe një sallë prodhimi për prodhimin e paletave.
1990 Kompania VEKAPLAST është rritur në VEKA DOO. Qarkullimi i këtij viti është 454 Mio. DM
1991
Në Behringen thmeleohet VEKA Umwelttechnik GmbH; Ajo paraqet gurëthemelin e riciklimit, i cili është specifikuar për një degë.
1992 VEKA GmbH bëhet një shoqëri aksionare. Ky ndryshim strukturor ka hapur mundësi të reja për zhvillim të mëtejshëm në tregun ndërkombëtar. Aksionet mbeten në pronësi të familjes Laumann. Qarkullimi vjetor është rritur në 552 Mio.DM. Si kompania e parë në degë VEKA AG merr një çertifikatë DIN ISO 9001 dhe kështu bëhet prodhues i provuar i produkteve me cilësi të dëshmuar.
1993 Në Beringen-Gjermani, në sipërfaqen prej 120,000 m2, VEKA, si e para në industri, aktivizon fabrikën më moderne në Evropë për riciklimin e dritareve PVC. Sasia e investimeve është rreth 30 Mio.DM. Në Reno të SHBAve, është themeluar një degë e VEKA West, Inc., si dhe VEKA Holding Inc., e cila përfshin aktivitetet e dy degëve në Amerikë. Ndërkohë, Grupi VEKA punëson rreth 1,500 punëtorë në mbarë botën dhe të ardhurat e saj vjetore janë 610 Mio. DM
1994 Këtë vit, themelohet dega polake VEKA Polonia Sp.zoo.. Në Reno, të SHBAve, ka filluar ndërtimi i një fabrike të re të ekstrudimit, e cila ceremonialisht u vu në punë vitin e ardhshëm. Në bashkëpunim me partnerin kinez, në Kinë themelohet Joint-Venture, ku VEKA AG merr pjesë me 75%.
1995
Në Singapor hapet përfaqësuesja e shitjes për furnizimin e tregjeve të Azisë Jugore si Malajzia, Tailanda, Filipinet, Indonezia dhe Vietnami.
1996 Në fillim të vitit, në Moskë hapet përfaqësuesja e shitjes e ngarkuar me ish shtetet e BS. Të ardhurat vjetore të këtij viti janë rreth 763 Mio. DM, VEKA Grupi punëson gjithsej 1,864 punëtorë.
1997
Elke dhe Andreas Hartleif (vajza dhe dhëndri i Heinrich-ut dhe Rita LAUMANN) fillojnë të punojnë duke marrë në menaxhim personal bordin drejtues dhe drejtimin e degëve. VEKA Umwelttechnik GmbH është fabrika e parë e riciklimit të dritareve PVC të çertifikuar. TÜV-çertifikata me të cilën garantohet riciklimi i 100% në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e mjedisit.
1998 Nnë Moskë themelohet degë "VEKA Rus". Në Kinë, hapet një degë tjetër 100% e VEKA AG, e cila merr përsipër të gjithë biznesin dhe kapitalin e Joint Ventur-ës. Selia e Jinan është zhvendosur në Shangai. Është shitur fabrika për folie ACE.
1999
VEKA si prodhuesi i parë perëndimor, hap prodhimin e profilit në Moskë. Themelohet koordinatori për Rajonin Jug-Azi, dega e Z VEKA Plastics (Singapor) Pte. Ltd, dhe për tregun e Amerikës Jugore, VEKA Latina S.A., Buenos Aires.
2000 Heinrich Laumann dorëhiqet nga posti i kryetarit të bordit të drejtorëve dhe bëhet autoriteti mbikëqyrës i kompanisë. Hubert Hecker vjen në postin e kryetarit të bordit. Partneri shumëvjeqar dhe kryetar i departamentit teknik Eugen Schluter, pas 30 viteve të punës për krijimin e "historisë VEKA" shkon në pension të merituar. Happen degët VEKA Rumania S.R.L. (Bukuresht), VEKA Meksikë (Monterrey) dhe VEKA Brazil Ltda. (Florianopolis).
2001 Dr. Werner Schuler merr përsipër udhëheqjen e departamentit teknik në kuadër të bordit të drejtorëve të VEKA-s. Hapet zyra e shitjes në San Diego - VEKA Kili.
2002
VEKA Holdings Inc (SHBA) blen fabrikën kanadeze Berlinex të ekstrudimit (Edmonton) dhe e riemrëron këtë kompani në VEKA Canada Holdings Comp. Hapet përfaqësuesja e shitjesh për tregun tajlandez VEKA Plastics (Thailand) Co. Ltd. në Bangkok ..
2003
Në Delhi, hapet përfaqësuesja e shitjes VEKA India Pvt. Ltd. VEKA Umëelttechnik GmbH feston 10 vjetorin e ekzistencës. Në qendrën amë të VEKA AG në Senderhorst është hapur Systemtechnikum i ri.
2004 Në Tetor të vitit 2004, VEKA AG merr çmimin prestigjoz për ekonominë e „Trophée International de l‘Industrie“ nga Institut International de Promotion et de Prestige. Me këtë, VEKA AG ngritet në nivel me kompanitë e tjera të njohura: Microsoft, IBM, Mannesmann ose Porsche, të cilët gjithashtu morën këtë çmim.
Këtë vit ndjeken me shumë festime të përvjetoreve të ekzistencës dhe jubilaret, si dhe hapjet solemne:
- 35 vjetori i VEKA AG
- 10 vjetori i VEKA Poland
- Themelimi I VEKA Bullgari
- 10 vjetori i VEKA Perendimi
- Hapja e një zyre përfaqësimi në Mumbai
- 5 vjetori i ekzistencës së "VEKA Rusia"
- Hapja e zyrës së degës në Novosibir
2005 Sistemi i paletës VEKAPLAN feston 20-vjetorin e ekzistencës së saj. Programi i prodhimit të PVC-paletës është zgjeruar vazhdimisht që nga viti 1985 dhe me gamën e gjerë të produkteve është bërë lider në këtë degë. VEKA AG 2. merr çmimin "ETHICS IN BUSINESS" për angazhim të jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes mjedisore dhe shoqërore. Dhe këtë vit, zgjerimi i biznesit të VEKA AG në tregun e huaj është i dukshëm.
- Hapja cermoniale e VEKA Rumanisë
- Hapja e magazinës VEKA Kili
- Nisja ceremoniale e fabrikës së ekstrudimit VEKA do Brazil
- Hapja e fabrikës së prodhimit VEKA Plastics (Malajzi) Sdn Bhd
- 20 vjetori i VEKA S.A.S në Francë
2006 VEKA AG po zgjeron biznesin e saj në tregun e SHBAve duke hapur degën e VEKA South. Terrell do të furnizojë vendet e Amerikës së Jugut, si dhe tregun e Amerikës Qendrore. Në të njëjtën kohë, hapet dega në Ukrainë, TOV VEKA Ukraina. Fillimisht hapet magazina deri në vitin 2007, kur fillon prodhimi. Në degë të Malajzisë fillon punën uzina për ekstrudim. Degët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë festojnë 20 vjetorin e ekzistencës kurse në Kinë festohet 10 vjetori. Me hapjen e qendrës së shitjeve, VEKA është e përfaqësuar në tregun iranian. VEKA Umwelttechnik GmbH, një nga degët e VEKA AG, gjithashtu ka zgjeruar biznesin e saj në tregun ndërkombëtar. Kompania franceze AWeGO Plast SAS u bë filiale e VEKA UT në të njëjtin vit.
2007 Pas blerjes së vitit të kaluar të fabrikës së riciklimit francez dhe blerjes së kompanisë ricikluese Cylinder Plastics, e cila në Maj 2007 bëhet VEKA Recycling Ltd., VEKA merr pozitën udhëheqëse në tregun e riciklimit në Evropë. Ndërkohë marëdhëniet e biznesit në Iran kanë filluar të zgjerohen me hapjen edhe të një dege.
2014 Me datën 30.6.2014. Kompania GEALAN Holding GmbH zyrtarisht bëhet pjesë e grupit VEKA AG, me konfirmimin nga autoritetet evropiane përgjegjëse për kontrollin e konkurrencës së tregut. Duke blerë kompaninë konkurruese Gealan, VEKA përforcon më tej pozitën e saj udhëheqëse në botë. VEKA - prodhuesi kryesor i dritareve në botë.