Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

Vende të ndryshme, profile të ndryshme

Sistemet VEKA të profileve përdoren në mbarë botën – dhe atë për vende të ndryshme, forma të ndryshme, sepse arkitektura është një lloj përfaqësimi i kulturës së një vendi. Sistemet e dritareve dhe dyerve VEKA, për shkak të koncepteve të ndryshme të profileve dhe konstruksioneve, përshtaten në mënyrë ideale në tiparet rajonale të tregjeve të ndryshme.

Kështu, me përdorimin e sistemeve të profileve VEKA, pa ndonjë problem mund të realizohet dritare me mekanizëm të hapjes nga jasht, si "outward opening systems" për territorin e Britanisë së Madhe. Ose dritaret dhe dyert që mbrojnë nga kushtet ekstreme klimatike, të tilla si sistemi „DanLine” i bërë për tregun danez, ose TOPLINE NL për rajonin e Holandës ose konstruksionet të gjysmëhequra të shtyllës së mesme të prodhuara për tregun zviceran.

Këtu janë vetëm disa shembuj nga gama e gjerë ndërkombëtare e VEKAs, e cila në çdo rast i plotëson në mënyrë optimale të gjitha kërkesat dhe stilet e përshtatshme arkitekturore.