Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

FJALA E EKSPERTIT: Kursime, konceptime të gabuara dhe të vërtetat rreth zdrukthëtarisë së PVC-së. Për portalin tonë përgjigjet eksperti nga kompania "Veka"

Zdrukthtaria është një domosdoshmëri. Dhe jo vetëm kaq. Gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë se dritaret e mira kursejnë energjinë elektrike ose janë shkaqet kryesore të shtëpive ose apartamenteve të ftohta. Edhe në momentin kur ata vendosin të ndajnë para dhe të zgjidhin këtë gjë shumë të rëndësishme për çdo shtëpi, ata nuk dinë ku të shkojnë, për cilin materiali duhet vendosur. Kur është alumini më i mirë, kur druri? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e PVC-së?

Këto dhe pyetje të ngjashme vijnë rregullisht në redaksinë tonë dhe ne jemi të vendosur ti përcjellim ato tek ekspertët në këto fusha dhe t'ju mundësojmë që më në fund të njihni të gjitha përgjigjet dhe të bëni zgjedhjen e duhur. Për disa nga pyetjet tuaja në lidhje me PVC-në dhe krahasimin e saj me materialet e tjera të zdrukthtarisë, u përgjigj Vladimir Tasevski, eksperti i kompanisë “Veka”.

1. Cilat janë avantazhet e zdrukthtarisë së PVC-së ndaj asaj nga alumini?

Para së gjithash, ne do të dëshironim të theksojmë se dritaret nga PVC janë të qëndrueshëm, të besueshëm, të shëndetshëm dhe paraqesin raportin më të mirë në cilësi dhe çmim në tregun botëror, si dhe në tregun tonë. Përveç kësaj, dritaret e PVC-së janë liderë nga pikëpamja ekologjike. Karakteristikat e saj të izolimit termik, kursejnë energjinë në ngrohje dhe në ftohje, prodhohen dhe riciklohen me shpenzime konsiderueshëm më të ulëta se dritaret nga alumini dhe ky është avantazhi i tyre themelor krahasues.

Pra, dritaret e PVC-së mbrojnë më mirë nga të ftohtit, nxehtësia dhe zhurma, si dhe kursejnë energji më shumë se alumin, dhe kushtojnë më pak.

2. Cilat janë avantazhet e zdrukthtarisë së PVC-së ndaj asaj të drurit?

Ka shumë avantazhe të dritareve PVC-së dndaj atyre nga druri: mbyllen mirë dhe kështu kursejnë energji për ngrohje dhe ftohje, mëtej dritaret e PVC-së mirëmbahen mëse në mënyrë të thjeshtë vetëm duke përdorur një leckë të butë dhe agjenteve të butë – pra nuk ka gërryerje, ngjyra që qërohen copëza që futen nën thonjtë. Pastaj, PVC dritaret nuk kanë nevojë për të lyerje, pra as për gryerje, mbushje e as të pastrohet xhami nga ngjyra.

Për ata që duan pamjen e zdrukthëtarisë prej druri, gjithashtu ka zgjidhje – dritaret e PVC-së prodhohen në një larmi të ngjyrave, dezeneve si dhe të strukturave sikur të drurit, që nga përpunimi kualitativ munden lehtësisht të i hutojnë edhe nohësit më të mirë - edhe ne pamje, por edhe në të prekur. Te dritaret kualitative të PVC-së, ngjyrat janë shumë të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj të gjitha efekteve atmosferike dhe rrezatimit UV.

Dritaret e PVC nuk janë të vetë-ndezëse, ose më saktë, nuk digjen nga vetja, përveq nëse ka flakë të hapur aty pranë. Kur kjo flakë largohet, ata shuhen, ndryshe nga druri, për shembull, që digjet gjatë gjithë kohës. Dhe së fundi, është e rëndësishme të theksohet se dritaret e PVC-së kursejnë pyjet që janë mushkëritë e planetit tonë.

3. Më hutojnë dhomë/kanalet e zdrukthtarisë. Çfarë do të thotë 2, 3 apo 5 dhoma dhe sa është kjo e rëndësishme?

Ajri në dhomë/kanale është një izolant i mirë, dhe për këtë arsye numri më i madh i dhomave do të duheshte të thoshte veti më të mira izoluese, por këtu përgjigjja nuk është aq e thjeshtë: është e rëndësishme që të merret parasysh cilësia e PVC-së nga cila janë prodhuar, si dhe trashësia e murit të jashtëm (i cili është i rëndësishëm jo vetëm për izolimin, por edhe për forcën, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë). Zdrukthtaria me tre ose katër dhoma, është më e rrallë në shitje. Në treg kryesisht janë profilet me 5 ose më shumë dhoma. Megjithatë, numri i dhomave shpesh përdoret për qëllime të marketingut dhe kështu i mashtron blerësit.Këshilla jonë është që gjithmonë së pari të kërkoni nga shitësi për koeficientin e përcjellshmërisë termike të të nxehtësisë dhe thellësinë e prodhimit të profilit, dhe pastaj numrin e dhomave. Është e rëndësishme të theksohet se sa më i ulët që është koeficienti i përçueshmërisë, aq më i mirë është izolimi dhe si rrjedhim dritarja ka cilësi më të lartë.

4. Sa të sakta janë historitë që zdrukthtari e PVC-së është e dëmshme për shëndetin?

Ka një besim se dritaret e PVC-së nuk përdoren më në Evropën Perëndimore. Kjo vjen nga fakti se ka shumë dritare të importuara të dorës së dytë nga Evropa Perëndimore. Atje kur bëhen rinovimet e ndërtesave, edhe dritaret ndërrohen. Në sajë të rregullave të reja mbi termoizolimin, për hir të kursimit të energjisë, edhe ato dritare të PVC-së duhet të zevëndesohen me dritare të reja të PVC-së conform rregullave të reja. Dritaret e vjetra të PVC-së dikush i blen bile mund të i mer edhe falas, (pasi në Evropë edhe hudhja e dritareve kushton), i importon në vendin tonë dhe i shet me qmim më të lirë, nga aty vjen tregimi se dritaret e PVC-së hudhen pasi janë të dëmshëm për shëndetin.

Po të ishin me të vërtetë të dëmshëm, Evropa Perëndimore e para do të mbyllte të gjitha fabrikat për prodhimin e PVC profileve, por vetëm në Gjermani gjatë pesë viteve të fundit, rreth 55% e dritareve janë bërë nga profilet e PVC-së, 20% nga druri, po aq nga alumini dhe 5% të një kombinimi të materialeve të ndryshme.

Sigurisht, profilet e PVC-së vijnë nga anët e ndryshme dhe me cilësi të ndryshme, por PVC-ja e atestuar që vjen nga Evropa Perëndimore, për shëndetin është plotësisht në rregullësi dhe e kontrolluar. Më shumë se dy të tretat e të gjitha institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe tre të katërtat e shkollave në BE kanë dritare të profilit PVC sepse ato janë të shëndetshme, kursejnë energjinsë dhe janë të lehtë për t'u mirëmbajtur.

5. Sa janë kursimet në ngrohje dhe ftohje te PVC-ja në krahasim me drurin?

Është e vështirë të jepet një përgjigje e saktë, sepse dritaret prej druri dallojnë njëra nga tjetra: dritarja nga druri i pishës dhe dritarja e nga larshi siberian kanë veti shumë të ndryshme, po aq e rëndësishme është se sa janë të vjetra këto dritare nga druri, si janë mirëmbajtur, si është instaluar xhami etj. Por me pak fjalë, mund të themi se dritaret e me cilësi nga PVC-ja (me xham të emetimit të ultë) kursen më shumë energji se sa një dritare prej druri dhe atë që në vitin e parë, dhe me kalimin e kohës ky dallim rritet pasi që drurit me kohë i humbin vetitë izoluese, kurse PVC-së jo.

Ky raport është disi ndryshe kur është fjala për dritare të llojit të veçantë druri, si larshi siberian apo druri i zi, por çmimi i tyre tejkalon atë të PVC-së.

6. Si të sigurohemi që hajduti nuk mund ta hapë dritaren e PVC-së ose të aluminit?

Përgjigja këtu është shumë e thjeshtë. Çdo dritare e PVC-së ka përforcime prej çeliku, kështu që nëse ju bëni porosi të mekanizmit mbyllës të sigurisë – do të merrni garanci plotësisht të besueshme kundër vjedhjes, dhe nëse në atë dritare instaloni xham të veçantë, ju mund të jeni të sigurt se as arma nga zjarri nuk mund të i bëjë asgjë.

7. Sa ka të vërteta që brendet gjermane janë më superior ndaj të tjerave dhe çfarë është dallimi te profilet e PVC-së?

Brendet gjermane janë superiore sepse ligjet gjermane janë preçize, kurse kontrollimet e cilësisë janë konstante dhe rigoroze: në aspektin e cilësisë së lëndëve të para dhe produkteve të gatshme, rezistencës në presion, forcës, stabilitetit, qëndrueshmëri dhe më e rëndësishmja, në aspektin e rregullsisë shëndetësore. Është praktikisht e pamundur që në tregun gjerman të paraqitet një prodhim e të mos ketë karakteristikat e përshkruara ligjërisht.

8. Sa janë faktorë të rëndësishëm mjeshtrit që instalojnë zdrukthëtarinë dhe në çfarë duhet të kushtohet vëmendja?

Sa e rëndësishme dritarja cilësiore, aq është i rëndësishëm edhe kualiteti i instalimit. U Zapadnoj Evropi postoje zakoni koji definišu standarde ugradnje prozora, u Njemačkoj to je RAL. Ai përfshin: cilësinë statike, forcën lidhëse dhe bashkimin adekuat ndërmjet murit dhe dritares. Nuk është e mjaftueshme vetëm të aplikohet shkuma e instalimit, por janë të domosdoshëm edhe shiritët izolues - si brenda dhe jashtë.

Prandaj është shumë e rëndësishme për të bashkëpunoni me një kompani të dëshmuar, e cila lëndën e parë e mer nga prodhuesit e besueshëm, që mund të japin garanci të vlefshme dhe të gjitha atestet e nevojshme.

Në tregun tonë ka një numër të kompanive që meren me zdrujthëtarinë e PVC-së, andaj është e nevojshme të studiohet me kujdes çdo detaj i ofertës – nga çmimi dhe specifikat e dritares (e cila përfshin origjinën e profilin, transmetimit termik, cilësia e mekanizmave dhe cilësia e xhamit) deri në kushtet e instalimit dhe kohëzgjatjes së montimit.

9. Cila është këshilla Juaj për blerësit e dritareve?

Në garrën e përgjithshme të konkurrencëns dhe luftës për çdo blerës individual, tentohet të ofertohet sa më shumë që të jetë e mundur me çmim sa më të pranueshëm.

Te shumë prodhues, kjo ka ndikuar në uljen e cilësisë, e cila është e dukshme vetëm në detaje e që konsumatori nuk mund ta vërejë në shikim të parë. Pra, kontrolloni llojin e dritareve që dëshironi të blini dhe cila është trashësiaë e mureve të jashtme. Më së miri është të klasit A, që do të thotë se muri i jashtëm është 3.0 mm.

Trashësia e mureve është shumë e rëndësishme që vidat për fiksimin e mekanizmave dhe bagllamëve kualitativisht të mund ta mkbajnë dritaren. Profilet e klasit A janë më rezistente ndaj lakimit dhe përkuljes me ngarkesë, kurse këndet janë më të qëndrueshme dhe më rezistente si ndaj plasaritjeve ashtu edhe ndaj goditjeve.

Nëse ndonjë nga lexuesit ka pyetje shtesë, mund t'i dërgon në redaksinë e revistës Suaj dhe ne do të jemi të lumtur për t'u përgjigjur.