Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

Shtëpia stil: Dritarja e shtëpisë – shikimi kah bota

 

DRITARET SJELLIN NDRIQIM DHE AJËR TË PASTËR NË SHTËPI. NGA ANA TJETËR, ATO I JAPIN TON ARKITEKTURËS SË ÇDO NDËRTESE, JANË FAKTOR I RËNDËSISHËM NË CILËSINË E JETËS, PASI NGA ATO, PËRVEÇ SASISË SË DRITËS, VARET EDHE NXEHTËSIA IZOLUESE E SHTËPISË. GJITHASHTU, ENTERIERIT I JAPIN ATRAKSION

KËSHILLA DHE NJOFTIME TË DOBISHME:

1. Gabimet gjat zgjedhjes së dritareve për hapësirën e jetesës krijojnë shumë probleme me të cilat përballemi më vonë.

2. Në radhë të parë, instalimi i mirë është i rëndësishëm pasi që dritarja është një izolant termik. Instalimi i mirë parandalon rrjedhjen e lagështisë nga anët..

3. Zgjedhja e zdrukthëtarisë cilesore dhe instalimit cilesor do te eliminoje kostot e panevojshme në të ardhmen.

4. Fakti qëndron që në zdrukthtarinë prej druri duhet të investohet vazhdimisht. Nëse preferoni drurin, kërkoni korniza të dritareve që janë bërë prej druri masiv dhe jo, siç është rasti në shitjet e zakonta, të elementeve të laminuara në shtresa.

5. Druri është izoluesi më i keq, PVC dhe alumini janë shumë më të mirë dhe janë përafërsisht në të njëjtin nivel.

PA RIPARIM

Ekspertët pajtohen se gabimi më i zakonshëm dhe i pariparueshëm gjat blerjes së dritareve është që të kërkohet zgjidhje mesatare. Ju dëshironi diçka më të qëndrueshme se druri dhe pastaj vendosni për një PVC që ka një çmim më të ulët, që me siguri do të thotë se materiali është ricikluar. Hapi tjetër i gabuar është të përpiqeni ta instaloni vetë këtë dritare. Është e pashmangshme që ajo të deformohet shumë shpejt, dhe nuk ka fjalë rreth cilësisë së izolimit.

Shkarko tekstin e plotë në fajlin PDF