Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

Kondensimi në sipërfaqet me xham


Në xham mësë shpeshti mund të ndodhin tre lloje të kondensimit:

- Kondesimi sipërfaqësor në anën e brendshme ndodhë nëse lagështia relative në dhomë është e madhe dhe / ose nëse temperatura në anën e brendshme të xhamit është e ulët, në kushte normale të dhomës (ndërtesave të nxehta, pa një burim të caktuar të lagështisë) - ky lloj i kondensimit është shumë rrallë ndodh kur ka një xham të dyfishtë me karakteristika të larta dhe me distancer termik.

- Kondensimi sipërfaqësor në anën e jashtme mund të ndodhë ndonjëherë në mëngjes në xham të dyfishtë të performancës së lartë, por vetëm pas një nate të kthjelltë nën këto kushtet – për shkak të izolimit termik me performancë të lartë të xhamit me shtresë të dyfishtë apo trefishtë, sipërfaqja e jashtme ftohet deri në në pikën ku formohet kondensimi në pjesën e jashtme. Kjo është një dukuri e përkohshme dhe vërteton efikasitetin e izolimit të xhamit.

 

- Kondensimi brenda njësisë dyshtresore – efektiviteti i agjentëve për tharje dhe qëndueshmërisë ndaj ujit, përcakton jetëgjatësinë e xhamit. Nëse një agjent për tharje pushon të jetë efektiv, ose në qoftë se mbyllësi nuk siguron hermeticitet, kondensimi do të formohet brenda njësisë së xhamit dhe ajo duhet të zëvendësohet.

Përveç temperaturës, lagështia e ajrit në vendin e punës ose në dhomë është një nga elementët më të rëndësishëm që ndikojnë në atmosferën e cila është e përshtatshme për jetë dhe punë. Nëse përmbajtja e lagështirës në dhomë është e ulët, kanalet e frymëmarrjes thahen dhe kjo shkakton stres. Përmbajtja e lartë e lagështirës është gjithashtu e papërshtatshme. Vlera ideale e lagështisë është midis 30 dhe 65% të lagështisë relative.

Tekst i marrë nga revista: Windows & Doors

Autor: Dr Dragan Škobalj