Фигура 7 копия 4 Untitled-1
  • VEKA Profile

Kompanija VEKA Group pronësoi kompaninë GEALAN

VEKA Group nga Senderhorsti, nga provinca gjermane e Vestfalisë, një nga prodhuesit kryesorë botërorë të profileve të PVC-së për prodhimin e dritareve dhe dyerve më 12 Mars, mori përsipër kompaninë Gealan Holding GmbH.

Duke pronësuar konkurrentin e saj, kompaninë Gealan, e cila është e njohur, e suksesshme dhe e pozicionuar mirë për shumë vite, VEKA Group ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj në Evropë dhe në botë.

Andreas Hartleif, kryetar i bordit të drejtorëve të VEKA Grupit, me këtë rast pohoi: "Si një nga partnerët më të mëdhenj në tregun evropian të zdrukthëtarisë së ndërtimtarisë, ne duhet vazhdimisht të përballemi me të gjitha sfidat e tregut. Prandaj, ne vendosëm të forcojmë ndjeshëm pozicionin tonë duke pronësuar konkurrentin tonë, duke u siguruar që ekspertiza e përbashkët në fushën e teknologjisë së prodhimit të profileve të PVC-së do të jetë qelësi ynë kryesorë. Përveç kësaj, ky përvetësim do të stabilizojë dhe konsolidojë tregun ".

VEKA Group është një kompani familjare që punëson 3,600 njerëz në 25 degë në tre kontinente. Njëmijë e treqind punëtorë punojnë në Sendenhorst. VEKA GRUPI kishte 793 milionë euro qarkullim në vitin 2013. Mbi 2200 partnerë në mbarë botën prodhojnë zdrukthëtari të ndërtimtarisë me cilësi të lartë të profilit VEKA.

Falë përvetësimit të kompanisë GEALAN, numri i të punësuarve në VEKA Group do të kalojë 4700, kurse qarkullimi do të kalojë 1 miliard euro.